Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Berisha bëri gabimin fatal/ Kulluri zbërthen foltoren e Salianjit: Lëvizje e zgjuar që s’kanë sulmuar
Analisti Edvin Kulluri komentoi lëvizjen e Ervin Salianjit në PD, teksa demokrati ka nisur takimet me anëtarësinë dhe strukturat me qëllim rizgjimin e partisë.Kulluri tha se Salianji dhe Alimehmeti po bëjnë një lëvizje të zgjuar që nuk po sulmojnë direkt kryedemokratin Sali Berisha.“Ne kërkuam dorëheqjen e Lulzim Bashës, madje dy herë e kërkuam të parevokueshme. Nuk mund të rikuperonte më PD me atë lidership, dhe besoj kemi qenë të qartë. Ndaj kërkohej një rinovim i PD. Këto janë dhe këshilla për Salianjin dhe Alimehmetin.Sot Berisha është shumë i dobët. Se di nëse Salianji do të jetë më me Alimehmetin, pasi është më i qartë. Ky brezi i ri që ka ardhur, pavarësisht se kanë vepruar mirë apo keq, kanë eksperiencë. Ndaj debati bëhet i rëndë...