Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit
Më 18 dhjetor përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, periudhë gjatë së cilës SPAK ka hetuar figura të larta politike dhe grupe kriminale ndër më të rrezikshmit në vend. Për këtë, sot, më 11 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale. Në garë për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion janë katër prokurorë të SPAK, të gjithë me eksperiencë të gjatë dhe rekorde hetimesh në çështje të ndjeshme: Adnan Xholi,...