Rekord i ri në turizëm: Shqipëria përfiton 2.1 miliardë euro neto nga udhëtimet

Rekord i ri në turizëm: Shqipëria përfiton 2.1 miliardë euro neto nga udhëtimet

Si shpenzimet e të huajve që vijnë për udhëtime në Shqipëri, ashtu dhe paratë që shqiptarët nxjerrin nga xhepi kur dalin jashtë vendit janë rritur ndjeshëm përgjatë 9 muajve të këtij viti. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Niveli më i lartë i shpenzimeve ishte në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për muajt e verës, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë...