Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.