FIER/ Aksident te ‘Kthesa e Azotikut’, Audi del nga rruga pas përplasjes me autobusin

FIER/ Aksident te ‘Kthesa e Azotikut’, Audi del nga rruga pas përplasjes me autobusin

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”, pranë fshatit Zhupan. Një automjet tip Audi është përplasur me autobusin urban të linjës Fier – Frakull, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Burime nga vendngjarja, si edhe policia, bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Në autobus kanë qenë pak pasagjerë, të cilët janë tronditur nga përplasja, por nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore për të rregulluar qarkullimin dhe për të kryer veprimet hetimore. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira