Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

Ana Trishiç Babiç, aktualisht presidente e Republikës Srpska, konfirmoi se ajo është kandidate e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodikut për postin e kryenegociatorit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se kjo ka qenë një marrëveshje paraprake e koalicionit qeverisës, pasi një serb do të drejtonte negociatat, duke pasur parasysh që kryeministri i Këshillit të Ministrave është kroat dhe Ministri i Punëve të Jashtme është boshnjak. Sidoqoftë, emërimi është kundërshtuar fuqishëm nga partitë e bllokut boshnjak-qytetar, të cilat e shohin SNSD-në si një forcë anti-evropiane dhe pro-ruse. Kjo ka krijuar një përplasje politike, pasi këto parti besojnë se Dodik mund të dëmtojë përparimin e negociatave, duke përdorur ndikimin e tij për...