Transiti i pasigurt: Kosovarët ‘nën gjykimin’ e Serbisë

Transiti i pasigurt: Kosovarët ‘nën gjykimin’ e Serbisë

Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij e pa të thyer fizikisht dhe emocionalisht. Sot ai është në Zvicër, duke trajtuar problemet me shikim dhe një krizë nervore - pasoja këto të drejtpërdrejta të kushteve të rënda në burgun ku u mbajt, sipas familjes. Historia e tij është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme të viteve të fundit, kur qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe gjatë udhëtimeve transit. Nga udhëtim transit, në 13 muaj paraburgim Djali i tij, Qamili, rrëfen se Tefik Mustafa - shtetas i Kosovës dhe i Italisë - u nis më 1 qershor 2024 drejt Sllovenisë, përmes Serbisë - rrugë që e kishte përdorur dhjetëra herë...