Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda ndez dritat e festave të fundvitit   Me një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocion, Saranda ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat festive që shënojnë nisjen e sezonit të fundvitit në qytetin bregdetar.Në ceremoninë e organizuar në Shëtitoren buzë detit mori pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili uroi të gjithë qytetarët për festat. Së bashku me fëmijët e pranishëm, ai bëri numërimin mbrapsh për ndezjen e dritave, duke krijuar një skenë festive që u shoqërua me duartrokitje dhe gëzim.     Shefja e kabinetit në Bashkinë Sarandë, Eliana Shkurti, u shpreh se qyteti po ndërton prej disa vitesh një traditë të re për festat e fundvitit, ku përfshihet edhe tregu i Krishtlindjeve, një koncept që dikur dukej i paimagjinueshëm...