Kush do ta zëvendësojë Altin Dumanin? Nesër ‘sytë’ nga KLP, zbardhen detajet e seancës së votimit

Kush do ta zëvendësojë Altin Dumanin? Nesër ‘sytë’ nga KLP, zbardhen detajet e seancës së votimit

foto ilustrim: Altin dumani-spak TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet nesër, 11 dhjetor, për të zgjedhur Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mbledhja do të nisë në orën 09:00, ndërsa i gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH. Këshilli ka sqaruar në njoftimin për mediat se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanët do të kenë mundësi të filmojnë vetëm pamjet hyrëse, përpara fillimit të seancës. "Mirëmbrëma. Doja të sqaroja dhe një herë në lidhje me seancën e nesërme. Për të evituar çdo keqkuptim. Siç njoftuam më herët, linja direkte do të transmetohet nga RTSH. Kolegët kameramanë do të akomodohen në holl, ndërsa gazetarët në sallë. Ju faleminderit dhe ju mirëpresim nesër.", thuhet...