Situatë e tensionuar/ Pas bllokimit të akseve, ministri grek fton fermerët: Ju jeni prioritet

Situatë e tensionuar/ Pas bllokimit të akseve, ministri grek fton fermerët: Ju jeni prioritet

Protesta e fermerëve në Greqi shkaktoi kaos në të gjithë vendin. Fermerët prej disa ditësh kanë bllokuar akset kryesore. Protestës së tyre i bashkuar edhe blegtorët. Ditën e sotme Porto i Volos gjithashtu u bllokua nga peshkatarët që iu bashkuan protestës. Ata janë shprehur të bindur se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një reagim ka ardhur Ministri i Zhvillimit Rural grek, Costas Tsiaras, i cili ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje. Gjithashtu ai tha se i ka bërë edhe ftesë të hapur për diskutim. “Me dialog mund të zgjidhim gjithçka. Patëm një diskutim intensiv, por përmbajtësor me kolegët tanë deputetë, për të gjitha problemet që i shqetësojnë ata. Qeveria ka...