Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

Kreu i SPAK, Altin Dumani i cili është në fund të mandatit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, ka pritur sot në një takim zëvendësdrejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore Lyn Debevoise. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet me dije se në takim përfaqësuesi amerikan ka vlerësuar Altin Dumanin për punën e bërë si Drejtues i SPAK. Theksohet gjithashtu se Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare. Reagimi: Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të...