Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shokuese nga Australia/ Eshtrat e një fëmije 18 muajsh shqiptar gjenden në një varr të cektë në oborr
Trupi i një fëmije të vogël është gjetur i varrosur në një varr të cekët në oborrin e një shtëpie nga policia që po hetonte një zhdukje. Zbulimi i tmerrshëm i djalit 18-muajsh u bë në një banesë në Brookfield, në veriperëndimin e jashtëm të Melburnit. Policisë iu deshën rreth gjashtë orë për të gjetur atë që kërkonin, pasi filluan gërmimet të hënën. Fëmija ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë dhe është e mundur që eshtrat e tij të kenë qenë aty për më shumë se një dekadë. Sipas 7News, ai kishte jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014, para se të ktheheshin jashtë vendit, ndoshta në Shqipëri. Ai nuk ishte raportuar...