Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush fshihet pas shpërthimit në Ibër-Lepenc? Kurti: Autorët të lidhur me…
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë. Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit. Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës. Që të tre janë arrestuar pas sulmit. Kurti ka përsëritur deklaratat...