Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard nga Gjermania

Kroacia nënshkroi një marrëveshje me Gjermaninë të mërkurën për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Berlin. Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, kancelari Friedrich Merz shprehu mirënjohje për vendimin e Kroacisë. “Ju falënderoj sinqerisht për këtë besim”, tha Merz. “Kjo i fuqizon forcat tona të armatosura si aleatë të NATO-s dhe i integron ato pa probleme dhe në mënyrë efikase përmes sistemeve tona. Kjo nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Kjo tregon se ne qëndrojmë së bashku në BE dhe në NATO. Por gjithashtu tregon se kemi mjetet për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale nga Rusia dhe të tjerët ndaj sigurisë dhe integritetit tonë”, shtoi Merz. Në anën tjetër, Plenkoviq ka theksuar rëndësinë e blerjes...