Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
14 mijë dollarë për një vrasje/ ‘Modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime të rënda, rasti tronditës nga…
Të miturit po përdoren gjithnjë e më shpesh si vrasës me pagesë, të manipuluar dhe të shtyrë të kryejnë krime të rënda kundrejt shpërblimeve të majme. Një model i ri kriminal, i lindur fillimisht në Suedi, po josh adoleshentët në internet me premtime për para të lehta, duke i transformuar lojtarët e rinj online në autorë të krimeve të rënda. Sipas medias italiane, rasti më tronditës vjen nga Suedia ku një fëmijë vetëm 11-vjeçar shkroi në Instagram “Mezi pres të shoh trupin tim të parë”, pasi një 19-vjeçar i përshkruar nga autoritetet si lehtësues i kishte ofruar 14 mijë dollarë për të kryer një vrasje. Fenomeni i njohur “dhunë si shërbim” tashmë është përhapur në Danimarkë, Finlandë, Francë, Islandë, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Belgjikë dhe Holandë....