Qindra kg kokainë e trafikuar nga Shqipëria, mbi 400 mijë euro të sekuestruara. Si u zbërthye grupi kriminal, mes të arrestuarve edhe Rexhep Rraja

Qindra kg kokainë e trafikuar nga Shqipëria, mbi 400 mijë euro të sekuestruara. Si u zbërthye grupi kriminal, mes të arrestuarve edhe Rexhep Rraja

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin “Rikthimi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati alias Marvin Kopliku. Sipas SPAK, sot strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 personat nën hetim. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët kanë qenë të shpallur më parë në...