Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Nuk ka vepër për fshehje pasurie”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushohen hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë
Xhezair Zaganjori TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme doli në konkluzionin se nuk ekzistojnë prova që provojnë akuzat. Gjatë hetimeve, organi i akuzës nuk gjeti elementë të veprës penale të fshehjes së pasurisë nga Zaganjori dhe iu drejtua Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes. Zaganjori akuzohej për veprat penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Xhezair Zagonjori ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor në vend, ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si drejtues i Gjykatës së Lartë. Po ashtu ai ka shërbyer dhe në diplomaci,...