Thatësira e golave ndez alarmin te Vllaznia, kuqeblutë kërkojnë reagim të menjëhershëm

Thatësira e golave ndez alarmin te Vllaznia, kuqeblutë kërkojnë reagim të menjëhershëm

Absolutisht dallohet qartë që Vllaznia është në momentin e saj më të vështirë që prej nisjes së kampionatit. Me kuqeblutë që në fazën e parë të edicionit u dalluan si skuadra që bën diferencën dhe luan futbollin më të bukur në Superiore. Madje me ekipin e Martinit duke u cilësuar si pretendenti numër një për fitimin e titullit kampion. Por, duket se opinioni i javëve të fundit nuk i konsideron më 9 herë kampionët e vendit si të “pathyeshëm”, kjo për vetë formën që kanë treguar shkodranët së fundmi. E cila përkon me formën e një skuadre që luan për mbijetesën në Superiore dhe jo një ekipi që pretendon titullin kampion në fund të sezonit. Kështu në 5 javët e fundit në kampionat, kuqeblutë kanë...