Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U kap duke marrë ryshfet, pezullohet polici i Rrugores në Tiranë (Emri)
Një punonjës i policisë Rrugore është pezulluar nga detyra pasi është filmuar duke marrë ryshfet nga një drejtues automjeti. Punonjësi i policisë gjithashtu është marrë nën hetim. Policia bën me dije se ka nisur me AMP-në menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale, me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Njoftimi i policisë: Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Menjëherë pas publikimit në rrjetin social JOQ, të një videoje ku pretendohet se një punonjës i Policisë Rrugore ka kryer një veprim të dyshuar të jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës, ju informojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rastit, punonjësin e...