Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hungari, qeveria e Orbanit: Nuk do të pranojmë asnjë emigrant të vetëm
Hungaria nuk do të zbatojë mekanizmin e ri të solidaritetit për migracionin të Bashkimit Europian dhe “nuk do të pranojë as edhe një migrant”, deklaroi sot në një konferencë për media në Budapest shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orbán, Gergely Gulyás. Qëndrimi i tij konfirmon vazhdimësinë e kundërshtimit të gjatë të qeverisë nacionaliste të Orbánit ndaj politikave të BE-së për migracionin. Të hënën, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare ranë dakord për krijimin e të ashtuquajturës “Rezervë e Solidaritetit”, një mekanizëm i ri që parashikon shpërndarjen e migrantëve mes shteteve të BE-së. Sipas marrëveshjes, vendet që nuk duan të pranojnë refugjatë mund të kontribuojnë financiarisht ose të ofrojnë mbështetje materiale. Pakti pritet të hyjë në fuqi në qershor të vitit 2026....