Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë

Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë

Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit. Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera. Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë. Gjithashtu 91 masa ndaj  drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën. “Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve...