Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Inflacioni dhe rritja ekonomike në letra nuk përmirësojnë jetën e shqiptarëve
Shumica e qytetarëve nuk përfitojnë nga përmirësimi statistikore i ekonomisë. Edhe pse inflacioni vjetor në 2025 ishte rreth 2.4%, shumica e shqiptarëve nuk po përfitojnë nga rritja ekonomike. Pagat mbeten të ulëta për shumicën, punësimi i të rinjve është i pasigurt dhe emigrimi vazhdon. Çmimet e qirave, ushqimeve dhe veshëmbathje rriten çdo ditë e më shumë. Qeveria në vend të investojë në sektorë që krijojnë vende pune me paga reale dhe të sigurojnë stabilitet ekonomik për të gjithë, jo vetëm për një pakicë, bën krejtësisht të kundërtën. Shpërndan mirëqenie në shifra propagandistike në mediat e kontrolluara, por xhepat e shqiptarëve mbeten bosh.