Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident në Shkodër – Han i Hotit/ Makina përplas për vdekje kalimtaren! Shoqërohet shoferi, shtetas slloven
Një 68 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtues një shtetas slloven ka përplasur këmbësoren, 68 vjeçe e cila ka humbur jetën. Shoferi, Klemen Jakic, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Viktima është identifikuar si Prende Lulja. Njoftimi Malësi e Madhe / Informacion paraprak Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.