Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. KQZ ka certifikuar sot në mbledhjen e radhës kandidatët për deputetë të subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por jo edhe të Listës Serbe. Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend. Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk...