Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën për sanksione të shtesë kundër Rusisë, duke i shtuar disa individë dhe subjekte në paketën e re të listës së zezë, e cila u hartua si përgjigje kundër pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini, pothuajse katër vjet më parë. Edhe pse kjo nuk është paketë e gjerë sanksionesh që përfshin masa kufizuese ndaj sektorëve kundër Moskës si në të kaluarën, blloku i ka përqendruar masat tek pesë individë të përfshirë në biznesin global të naftës, me synimin për ta goditur Rusinë ndërsa ajo tregton nën kufirin e çmimit të naftës të vendosur nga vendet e G7-ës, i cili aktualisht është 47.6 dollarë për fuçi. Në dokumentin zyrtar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë,...