Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Papunësia në 3-mujorin e tretë rrit alarmin: Të rinjtë dhe gratë e kanë thuajse të pamundur gjetjen e një pune
Statistikat e papunësisë dhe tregu i punës në 3-mujorin e 3-të janë tepër shqetësuese. Të rinjtë dhe gratë e kanë thuajse të pamundur gjetjen e një pune. Edhe pse shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç qëndron 8,1%, ky tregues fsheh probleme të thella në tregun e punës. Për gratë, papunësia ka shënuar një rritje prej 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për burrat ka rënë, duke treguar se hendeku gjinor në punësim po thellohet. Të rinjtë janë grupi më i prekur: shkalla e papunësisë për moshën 15-29 vjeç është 15%, edhe pse ka rënë pak krahasuar me një vit më parë, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës mbetet e ulët (53,5%) dhe shumë prej tyre janë të përfshirë vetëm...