Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Mijëra euro “të paketuara”, jelek antiplumb, armë dhe automjete, dalin pamjet e arrestimit të “Rraja”-ve (VIDEO)
pamje: parate e sekuestruara dhe arrestimit TIRANË- Pamjet që shini në video tregojnë momentin e arrestimit të disa personave në kuadër të operacioni të SPAK në Nikël. Policia e Shtetit ka dalë gjithashtu me njoftim zyrtar, teksa bën me dije ekzekutimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për 10 persona, të cilët dyshohet se kanë vepruar të organizuar si grup i strukturuar kriminal dhe kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë në shtete të BE-së. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, duken shumat e parave të sekuestruara. Gjithashtu gjatë kontrolleve në këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Njoftimi: Policia e...