14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

Dy ditë më parë, Policia e Durrësit i referoi Prokurorisë materialet për procedim penal ndaj një 14-vjeçari nga Durrësi, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se ai zotëron një mjet prerës, një thikë. I mituri kishte publikuar një foto në TikTok së bashku me një bashkemoshatar, ndërsa mbante në dorë një thikë. Burime policore bëjnë me dije se, megjithëse adoleshenti banon në zonën e ish-Kënetës, vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në të cilën humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, as ai dhe as shoku i tij nuk i njohin të miturit e përfshirë në konfliktin fatal. Fenomeni i “modelit të të fortit” po bëhet gjithnjë e më problematik, duke nxitur dhunën dhe pasojat e rënda mes adoleshentëve. Megjithëse përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në...