Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pjesë e trashëgimisë së njerëzimit, kuzhina italiane hyn në UNESCO
UNESCO përfshiu zyrtarisht kuzhinën italiane në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke njohur rolin e saj në shoqëri, kulturë dhe krijimin e identitetit. Vendimi u mor unanimisht në takimin e Komitetit Ndërqeveritar të mbledhur në Nju Delhi të Indisë, ku nominimi i Italisë u prit me duartrokitje. Ky veprim njeh një sërë praktikash të përditshme të rrënjosura në historinë e vendit, bazuar në ndarjen e ushqimit, përcjelljen e njohurive gastronomike dhe vlerësimi për përbërësit – elementë këto që konsiderohen nga UNESCO si themelorë për kohezionin e komunitetit dhe konsolidimin e trashëgimisë jomateriale. Me regjistrimin e saj në Listën e UNESCO-s, kuzhina italiane njihet si një sistem praktikash kulturore që e kapërcen sferën e ushqimit. Përgatitja, ritualet shtëpiake, kujdesi për përbërësit dhe shoqëria përfaqësojnë,...