Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe shqiptarit, arrestohet nipi dhe miku i tij biznesmen

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe shqiptarit, arrestohet nipi dhe miku i tij biznesmen

Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë. Arrestimet vijnë pas muajsh hetime. Në mesin e nëntorit, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar. Biznesmeni nga Athina, përveçse punëdhënës i njërit prej dy të rinjve të akuzuar për ekzekutimin e pronarit të kampingut dhe shqiptarit, ishte edhe personi që nipi i viktimës telefonoi pas vrasjes së dyfishtë. Nipi i grekut ishte edhe i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Siç ka deklaruar ai, telefonata e parë që bëri përmes partneres së tij ishte tek pronari i kafenesë në Kolonaki, i cili ishte...