Operacioni në Nikël/ SPAK me njoftim zyrtar: 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim, “u zbërthyen” nga Sky Ecc

Operacioni në Nikël/ SPAK me njoftim zyrtar: 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim, “u zbërthyen” nga Sky Ecc

spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar në lidhje me operacion antidrogë të ditës së sotme në Nikël, ku u godit klani i "Rrajave". SPAK bën me dije se në pranga kanë përfundur 10 persona, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. SPAK ka zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, në episode të ndryshme. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”,  ndërsa hetimi ndaj tyre ka të bëjë me tre raste të trafikut të marijuanës dhe kokainë në Gjermani, Holandë dhe Turqi. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur...