SPAK të grupi “Rraja”, arrestime dhe shuma në euro

SPAK të grupi “Rraja”, arrestime dhe shuma në euro

SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal “Rraja” në Fushë Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve nga fisi Rraja, të ndaluar në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka zbuluar shuma të mëdha parash që arrijnë në rreth 430 mijë euro. Prej tyre, 415 mijë ishin të ruajtura në euro, ndërsa pjesa tjetër në valutë vendase dhe dollarë amerikanë. Përveç parave, forcat e rendit kanë sekuestruar edhe disa automjete si dhe një orë luksoze të markës Rolex. Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa...