Hasimja: Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha

Hasimja: Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha

Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, vlerësoi debatet e fundit brenda PD-së dhe u shpreh se sipas tij lëvizjet e fundit në këtë parti janë pozitive sepse njerëzit janë nxitur të punojnë dhe të angazhohen më shumë ” E shoh si diçka pozitive. Është gjë e mirë në radhë të parë që brenda PD-së ka lëvizje, ka njerëz që kërkojnë më shumë, shprehin mendimin e tyre dhe kjo duket qartë sepse dhe PD-ja këto ditë është më e nxitur për të punuar dhe për tu angazhuar. Po ta shikojmë ka një lloj përputhje midis asaj që ka kërkuar Salianji dhe Alimehmeti për  zbatimin e parimit të meritokracisë, që lidhet pak edhe me kontributin e gjithsecilit në zgjedhje, atyre që janë në...