Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të detajuara për shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian – për Kosovën, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë – tani u takon 27 shteteve anëtare të bllokut që të shprehin qëndrimin e tyre duke miratuar të ashtuquajturat konkluzione të zgjerimit më 16 dhjetor. Meqenëse ky dokument duhet të miratohet në mënyrë unanime, ai shpesh është më pak kritik sesa ai i KE-së – dhe shumë më i shkurtër. Një draft i avancuar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, duket se ndjek logjikën e konkluzioneve të KE-së: Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina konsiderohen si shtetet që...