Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë
Partia e Lirisë paraqiti sot në një konferencë të përbashkët për shtyp 12 amendamentet që synojnë ndryshimin e projektbuxhetit 2026, të cilin e cilëson “antisocial” dhe “thellues të varfërisë”. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, buxheti i vitit të ardhshëm favorizon në mënyrë të padrejtë shpenzimet e infrastrukturës, ndërsa shtresat në nevojë, pensionistët, fermerët dhe sektori i shëndetësisë mbeten pa mbështetjen e duhur. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se 70% e fondeve të investimeve shkojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa qytetarët përballen me çmime të rritura dhe kosto të papërballueshme të jetesës. Për këtë arsye, opozita ka paraqitur në Parlament një paketë me amendamente që do të shqyrtohen nen për nen në seancën plenare të së enjtes, me fokus...