Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ekzekutuar masat e sigurimit për 10 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve. Veprimet u kryen në kuadër të procedimit nr. 9 të vitit 2024, ku hetimet kanë zbuluar aktivitet të paligjshëm nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe vendeve të Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjykata e Posaçme vendosi “arrest në burg” për personat nën hetim, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre. Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir...