Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti. Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara. Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram....