Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosplotësimi i trupit gjykues, për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Seanca e radhës është caktuar më datë 22 dhjetor, ora 11:00. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë. Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë...