Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Shtyllë stabiliteti dhe partner i besueshëm i Evropës”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria. Në fjalën e tij në Tirana Economic Forum, kryeministri theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku reformat, modernizimi i shtetit dhe rritja ekonomike po e shndërrojnë vendin në një pikë referimi për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai u ndal tek ndryshimi i perceptimit për Shqipërinë, roli i saj si faktor stabiliteti në rajon dhe progresi i shënuar në negociatat me Bashkimin Evropian, duke e paraqitur vendin si një ekonomi në ngjitje dhe destinacion të besueshëm për kapitalin e huaj. Rama: Realiteti ka ndryshuar, Shqipëria nuk shihet më si një cep i...