Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër. 42-vjeçari me banim në Itali u arrestua nga Policia Kufitare e Rinasit me qëllim ekstradimin në Zvicër, pasi Gjykata e Gjenevës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vjedhja me dhunë”. Po ashtu, janë proceduar penalisht 3 persona, dy prej të cilëve akuzohen për kanosje të punonjësve të Policisë, ndërsa tjetri për mesdeklarim të shumës prej 12 mijë eurosh. “Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari, banues në Itali. Procedohen penalisht 3 shtetas, 2 prej të cilëve, për kanosje të punonjësve të Policisë, dhe tjetri,...