Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët
Kryeministri Edi Rama foli në Tirana Economic Forum, një takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, ku u diskutua mbi mundësitë e reja që ofron Shqipëria për investime dhe zhvillim. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi strategjik. “Shqiptarët dhe grekët kanë kuptuar se gjeografia është një mundësi dhe ne sot jemi të vetëdijshëm për këtë mundësi të re,” u shpreh ai, duke shtuar se Shqipëria po tregon vetëbesim dhe ambicie në arenën ndërkombëtare. Sipas Kryeministrit, imazhi i vendit ka ndryshuar ndjeshëm: “Shqipëria nuk është më duke parë nga qoshja, por duke qëndruar me vetëbesim, ambicioze dhe largpamëse. Nuk shihemi më si një cep i largët, por...