Margaret Atwood: Shkrimtari, lexuesi dhe libri si ndërmjetës

Margaret Atwood: Shkrimtari, lexuesi dhe libri si ndërmjetës

Nga Margaret Atwood Do të doja të filloja duke folur për kumtuesit. Kumtuesit gjithmonë ekzistojnë në një gjendje trekëndore: dërguesi i mesazhit, mbartësi i mesazhit, njeri ose jo, dhe ai që e merr mesazhin. Përfytyrojeni atëherë si trekëndësh por jo trekëndësh të plotë: diçka pak a shumë si një V të përmbysur. Shkrimtari dhe lexuesi janë në dy këndet anësore, por nuk ka asnjë vijë që t’i bashkoj. Midis tyre, qoftë sipër apo poshtë, qëndron një pikë e tretë, e cila është fjala e shkruar, teksti, libri, poezia, shkronja, apo çfarëdo që dëshironi ta quani. Kjo pikë e tretë është e vetmja pikë kontakti midis dy të tjerave. Siç u thoja studentëve të mi të shkrimit krijues shumë kohë më parë kur kisha të tillë,...