Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Politico shpall Donald Trump figurën më me ndikim në Evropë për vitin 2025
Politico publikoi renditjen vjetore me 28 figurat më të fuqishme në politikën evropiane, duke vendosur presidentin amerikan Donald Trump në krye të listës për vitin 2025. Sipas revistës, asnjë tjetër lider nuk ka ushtruar ndikim më të madh “në ose mbi Evropën” gjatë këtij viti. Politico e përshkruan marrëdhënien e kontinentit me Trumpin si një sfidë të vazhdueshme diplomatike, ku ai shfaqet njëherësh si “partner”, “kërcënim” dhe forcë që riformëson raportet me Evropën sipas kushteve të tij. Revista thekson se vendimet e tij të papritura mund të ndryshojnë skenën evropiane “brenda natës”. Pas Trump, pozicionohen kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Në pesëshen e parë përfshihen edhe Marine Le Pen dhe presidenti rus Vladimir Putin. Në listë përfshihen liderë shtetesh, drejtues institucionesh...