Tentoi të hynte në Shqipëri nga Rinasi, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim nga Zvicra

Tentoi të hynte në Shqipëri nga Rinasi, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim nga Zvicra

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat partnere ndërkombëtare kryer nëpërmjet Interpol Tiranës, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit: -arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe E. C., secili 21 vjeç dhe banues në Krujë,...