Me miratimin e GJKKO dhe SPAK, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

Me miratimin e GJKKO dhe SPAK, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

Vetëm një muaj pas arrestimit të oficerit të policisë, “Arlis Ndërtim” rimori në pronësi pesë apartamentet e sekuestruara duke paguar vetëm vlerën historike, përmes një serie aktesh revokimi që u legjitimuan nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, ndërsa ekspertët ligjorë paralajmërojnë se kjo manovër bie ndesh me frymën e ligjit Antimafia dhe duhej të ishte hetuar si pastrim parash. Nga Vladimir Karaj, BIRN Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente dhe njësi tregtare në një kompleks luksoz....