Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset një grua
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen numër 1 të Librazhdit. Si pasojë, ka mbetur e dëmtuar një person. Njoftimi i policisë: Librazhd/ Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.