Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Greqia në kaos, bllokohet Porti i Volos, fermerët e blegtorët bllokada në zona të ndryshme të vendit
Greqia është përfshirë në kaos total. Pamjet e publikuara nga mediat greke shihet Porti i Volos i bllokuara totalisht. Në hyrje të portit u vendosën forca policore në përpjekje për të ndaluar protestuesit. Po pavarësisht thirrjes së tyre për tërheqje, fermerët nuk janë ndalur. Atyre u janë bashkuar edhe peshkatarët me varka, duke bllokuar portin nga deti. Ndërsa janë hedhur dhe tymuese. Në të njëjtën kohë, fermerët dhe blegtorët vazhdojnë të qëndrojnë në bllokadat e ngritura në Aitoloakarnania, Akai dhe Ilia.