Goditja e klanit “Rraja”, grupi doli zbuluar nga bisedat në SKY, 3 prej të dyshuarve iu komunikua masa në qeli

Goditja e klanit “Rraja”, grupi doli zbuluar nga bisedat në SKY, 3 prej të dyshuarve iu komunikua masa në qeli

rexhep rraja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, që goditi klanin Rraja, duke çuar në pranga 6 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se masat e sigurisë janë lëshuar me urdhër të prokurorit Adnan Xholi, pas zbardhjes së bisedave që anëtarët e grupit kishin bërë në aplikacionin e inkriptuar të bisedave “SkyECC”. Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale. Sipas burimeve, personat e përfshirë dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe operacioni i sotëm synon goditjen e të gjitha hallkave të aktivitetit të tyre kriminal. Kontrolli i banesave dhe procedurat e tjera janë ende në zhvillim dhe pritet të përfundojë gjatë ditës...