Temperatura deri në -4°C në juglindje, Korça nën ‘pushtetin’ e mjegullës

Temperatura deri në -4°C në juglindje, Korça nën ‘pushtetin’ e mjegullës

Temperaturat që shkojnë deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qenë prezente në qytetin e Korçës Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë – Pogradec, Korçë – Devoll, Korçë – Ersekë dhe Maliq – Gramsh, ku mjegulla bëhet më e fortë ndaj e për këtë sektori i policisë së qarkullimit rrugor ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe kenë kujdes të shtuar në këto segmente. Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores ka raste kur temperaturat arrijnë deri në -7 gradë celsius.