Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Pakti Rama-Meloni për emigrantët/ Qendra në Gjadër rihapet në pranverë, zbardhet plani i qeverisë italiane
Qendra e Gjadrit në Shqipëri pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit. Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera. Qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara. Autoritetet presin që numri i personave të...